Nigel Farage ‘befason’ përsëri: Të huajt që vrasin ose përdhunojnë në Britani do t’i dërgojmë në burgje në Kosovë!

Nigel Farage ‘befason’ përsëri: Të huajt që vrasin ose përdhunojnë në Britani do t’i dërgojmë në burgje në Kosovë!

Lideri i Partisë Reform UK, Nigel Farage, ka deklaruar se personat që kanë shkuar në Britaninë e Madhe dhe kryejnë vrasje ose përdhunime, duhet të dërgohen për të vuajtur dënimin në burgje jashtë vendit, duke përmendur si opsion dhe Kosovën. Në një postim në rrjetet sociale ai shkroi: “Nëse keni ardhur në Britani dhe keni vrarë ose përdhunuar dikë, do t’ju dërgoj në një burg në El Salvador, Kosovë ose diku tjetër, pa asnjë hezitim”. Deklarata vjen në kuadër të prezantimit të planit të Reform UK për deportimin e të gjithë të burgosurve të huaj nga burgjet britanike, përfshirë mundësinë e dërgimit të tyre në vende të treta. Farage ka qenë prej vitesh një nga zërat më të ashpër kundër emigracionit. Ai ka kërkuar ngrirjen...