“Ngushtica e Hormuzit hapet pjesërisht”, Irani lejon kalimin e anijeve kineze: Bllokadë për SHBA-në dhe aleatët e saj

“Ngushtica e Hormuzit hapet pjesërisht”, Irani lejon kalimin e anijeve kineze: Bllokadë për SHBA-në dhe aleatët e saj

Autoritetet iraniane kanë vendosur të mos zbulojnë detajet e anijeve që lejohen të kalojnë nëpërmjet Ngushticës së Hormuzit, por kanë konfirmuar se trafiku detar po rifillon gradualisht sipas një strategjie të re. Sipas televizionit shtetëror iranian, duke filluar nga mbrëmë, të paktën 30 anije kanë marrë lejen për të kaluar ngushticën. Agjencia e lajmeve Fars raporton se disa nga këto anije i përkasin kompanive kineze, gjë që përputhet me strategjinë e re të Iranit për kontrollin e ngushticës. Zyrtarë iranianë theksuan se ngushtica nuk është plotësisht e hapur as plotësisht e mbyllur. “Është e hapur për të gjithë, përveç SHBA-së dhe aleatëve të saj”, thanë ata, duke theksuar se po zbatojnë një “strategji të madhe” në këtë zonë strategjike. Ngushtica e Hormuzit është një nga...