Nga përdhunimi tek trafiku njerëzor, vëllezërit Andrew dhe Tristan Tate arrestohen në SHBA

Nga përdhunimi tek trafiku njerëzor, vëllezërit Andrew dhe Tristan Tate arrestohen në SHBA

Influencuesi kontrovers Andrew Tate dhe vëllai i tij, Tristan Tate, janë arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi autoritetet britanike ngritën akuza të reja penale ndaj tyre dhe kërkuan ekstradimin e tyre në Mbretërinë e Bashkuar. Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës (CPS) njoftoi se ndaj Andreu Tate janë ngritur shtatë akuza të reja për përdhunim, si dhe akuza të tjera që lidhen me trafikim njerëzor dhe vepra të tjera penale. Ndërkohë, Tristan Tate akuzohet për një rast të sulmit seksual, dy raste përdhunimi dhe tre raste të organizimit ose lehtësimit të trafikimit për shfrytëzim seksual. Sipas autoriteteve britanike, veprat e dyshuara janë kryer gjatë periudhës nga korriku i vitit 2010 deri në gusht të vitit 2017. Me këto akuza të reja, numri i viktimave...