Nga kërcënimi për shkatërrimin e Iranit te armëpushimi 2-javor, si e ndryshoi Trump kursin brenda një dite

Nga kërcënimi për shkatërrimin e Iranit te armëpushimi 2-javor, si e ndryshoi Trump kursin brenda një dite

Presidenti amerikan Donald Trump, brenda një dite, kaloi nga kërcënimi për “shkatërrimin” e Iranit te shpallja se udhëheqja e Republikës Islamike kishte paraqitur një plan “të zbatueshëm” që e çoi atë të pranonte një armëpushim 14-ditor, që pritet të hapë rrugën për t’i dhënë fund luftës gati gjashtë-javore. Ky ndryshim dramatik erdhi ndërsa ndërmjetësit, të udhëhequr nga Pakistani, punuan me nxitim për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit. Edhe Kina, partneri më i madh tregtar i Iranit dhe konkurrenti ekonomik më i rëndësishëm i SHBA-ve, lëvizi prapaskenat për të gjetur një rrugë drejt armëpushimit. “Arsyeja për ta bërë këtë është se tashmë kemi arritur dhe tejkaluar të gjitha objektivat ushtarake, dhe jemi shumë përpara me një Marrëveshje përfundimtare për Paqe afatgjatë me Iranin, dhe...