Nga Hormuzi pa taksa, te lehtësimi i sankioneve! Çfarë do të firmosin amerikanët me Teheranin?
Protokolli i marrëveshjes mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, të cilin Presidenti amerikan, Donald Trump pritet ta nënshkruajë së shpejti, parashikon rihapjen e plotë të Ngushticës së Hormuzit pa taksa, si dhe lehtësimin e sanksioneve kundër Iranit, në varësi të përpjekjeve të Teheranit për respektimin e marrëveshjes. Sipas raportimit të Axios, që citon një diplomat anonim nga një vend ndërmjetësues dhe një zyrtar amerikan, teksti i protokollit do të zgjasë gjithashtu armëpushimin me 60 ditë, duke përfshirë edhe zonën e Libanit, për t’i hapur rrugë negociatave mbi programin bërthamor iranian. Megjithatë, Irani ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për nënshkrimin e marrëveshjes. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baqaei, deklaroi për mediat shtetërore se Teherani po shqyrton ende kushtet e propozuara. Përgatitjet për...
Burimi:
javanews.al