Nga Dubai në Greqi e Itali, lufta me Iranin po ndryshon zgjedhjet e pushuesve

Nga Dubai në Greqi e Itali, lufta me Iranin po ndryshon zgjedhjet e pushuesve

Lufta mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit po ndryshon ndjeshëm hartën e udhëtimeve verore, duke detyruar mijëra turistë të rishikojnë planet e tyre për shkak të anulimeve të fluturimeve, ndryshimeve të itinerareve dhe pasigurisë në rajon. Sipas një raporti të Al Jazeera, konflikti ka detyruar kompanitë ajrore të shmangin pjesë të mëdha të hapësirës ajrore të Lindjes së Mesme, duke sjellë fluturime më të gjata, kosto më të larta dhe vonesa të shumta për udhëtarët. Një nga rastet e përshkruara është ai i Nadia Waleed nga Londra, e cila u përball me ndryshime të njëpasnjëshme të fluturimeve gjatë pushimeve familjare drejt Balit dhe Pakistanit. Ndalesa e saj në Dubai u zgjat nga tre në 18 orë, ndërsa një fluturim kthimi u shty deri në një muaj....