Nga dorëzimi pa kushte te negociatat për armëpushim, CNN: Trump nuk po merr atë që kërkoi fillimisht nga lufta me Iranin
Presidenti amerikan Donald Trump duket se po largohet gradualisht nga objektivat maksimaliste që shpalli në fillim të luftës me Iranin. Ndërsa SHBA dhe Irani po diskutojnë mundësinë e një marrëveshjeje paraprake për armëpushim dhe programin bërthamor iranian, analistët vërejnë se shumë nga kërkesat fillestare të Trump nuk janë më pjesë e negociatave. Sipas raportimeve, diskutimet aktuale fokusohen në një memorandum mirëkuptimi që do të hapte rrugën për negociata 30-ditore mbi programin bërthamor iranian. Marrëveshja do të përfshinte kufizime të përkohshme për pasurimin e uraniumit dhe lehtësim të disa sanksioneve ndaj Teheranit. Megjithatë, Trump kishte deklaruar vazhdimisht se objektivi i tij ishte që Irani “të mos ketë kurrë armë bërthamore”, shkruan CNN. Madje, vetëm pak ditë pas nisjes së luftës, ai kishte shkruar në rrjetet sociale:...
Burimi:
top-channel.tv