Netanyahu zotohet për ofensivë më të ashpër në Libanin jugor

Netanyahu zotohet për ofensivë më të ashpër në Libanin jugor

Izraeli intensifikoi sulmet në Libanin jugor, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu tha se ka urdhëruar ushtrinë e tij t’i përshkallëzojë operacionet kundër Hezbollahut. Netanyahu tha se Izraeli “do t’i intensifikojë goditjet, do të rrisë fuqinë e zjarrit dhe do t’i shkatërrojë ata”, pavarësisht armëpushimit që hyri në fuqi më 17 prill. Përshkallëzimi i fundit vjen në kohën kur Shtetet e Bashkuara dhe Irani janë duke punuar në finalizimin e një marrëveshjeje më të gjerë, që synon t’i japë fund konfliktit në Lindjen e Mesme, duke përfshirë potencialisht edhe atë në Liban. Izraeli dhe Hezbollahu, grup që mbështetet nga Irani, kanë vazhduar të shkëmbejnë zjarr pothuajse çdo ditë që nga fillimi i armëpushimit. Mbrëmjen e 25 majit, sulmet izraelite goditën qytete dhe fshatra në Libanin jugor dhe...