Netanyahu urdhëron ndalimin e zjarrit në Libanin jugor, por ende nuk vendos për tërheqjen e forcave!
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, kanë urdhëruar forcat e armatosura të vazhdojnë zbatimin e armëpushimit në Libanin jugor, pa u tërhequr nga zonat ku janë vendosur aktualisht, raporton rrjeti izraelit Channel 12. Sipas të njëjtave burime, vendimi është marrë në koordinim me Shtetet e Bashkuara dhe është pjesë e përpjekjeve diplomatike për të ulur tensionet përgjatë kufirit Izrael-Liban. Urdhri parashikon ndërprerjen e operacioneve luftarake në Libanin jugor, por nuk përfshin tërheqjen e trupave izraelite nga pozicionet aktuale në terren, sipas raportimit.
Burimi:
vizionplus.tv