Netanyahu: Sa të jem unë kryeministër, nuk do të ketë shtet palestinez
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli nuk e pranon planin me 15 pika të propozuar nga Bordi i Paqes për Gazën dhe se nuk mbështet krijimin e një shteti palestinez gjatë kohës që ai drejton qeverinë. Gjatë një mbledhjeje të kabinetit, Netanyahu tha se Izraeli nuk do të pranojë krijimin e një shteti palestinez as në Gaza dhe as në Bregun Perëndimor. “Për sa kohë që unë do të jem kryeministër, nuk do të krijohet kurrë një shtet palestinez”, deklaroi ai, duke përsëritur qëndrimin e tij kundër dokumentit me 15 pika. Netanyahu tha gjithashtu se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit nuk do të tërhiqen nga Gaza për sa kohë Hamasi nuk është çarmatosur plotësisht. Deklaratat vijnë pas njoftimeve të Shteteve të Bashkuara për...
Burimi:
ntv.al