Netanyahu paralajmëron tensione me Iranin, sot bisedë me Trump, Izraeli “gati për çdo skenar”
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se gjatë kësaj të diele pritet të zhvillojë një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump, në fokus të së cilës do të jenë zhvillimet e fundit lidhur me Iranin dhe situata e tensionuar në Lindjen e Mesme. Netanyahu u shpreh se do të dëgjojë fillimisht përshtypjet e Trump nga udhëtimi i tij në Kinë, por la të kuptohet se diskutimi do të përfshijë edhe çështjen iraniane, mes spekulimeve për një përshkallëzim të mundshëm ushtarak. “Sytë tanë janë të hapur edhe ndaj Iranit. Do të flas sot me mikun tonë, Presidentin Trump, siç bëjmë çdo disa ditë. Sigurisht që do të dëgjoj për udhëtimin e tij në Kinë dhe ndoshta edhe për çështje të tjera. Ka shumë mundësi...
Burimi:
javanews.al