‘Nëse do të varej nga ai, do të na kishte ndihmuar me Iranin’/ Trump lavdëron Charles, godet Starmerin
Deklarata të forta nga Donald Trump pritet të shkaktojnë reagime në qeverinë britanike, pasi ai sugjeroi se Mbreti Charles III “ndoshta do ta kishte ndihmuar” SHBA-në për çështjen e Iranit, nëse do të kishte pasur rol në përcaktimin e qëndrimit britanik. Komentet u bënë gjatë vizitës së monarkut britanik në Shtetet e Bashkuara dhe vijnë në një moment delikat, duke qenë se roli i mbretit kërkon neutralitet të plotë politik. Deklaratat e Trump mund të vendosin në siklet institucionin e monarkisë, i cili tradicionalisht shmang çdo përfshirje në debate politike.I pyetur nëse vizita e Mbretit kishte ndikuar në përmirësimin e marrëdhënieve me kryeministrin britanik, Trump e cilësoi Charles III si “të shkëlqyer” dhe “një mik shumë të mirë”, por nuk kurseu kritikat ndaj qeverisë së...
Burimi:
top-channel.tv