Nëntë të vdekur nga sulmet ruse në Ukrainë, dëmtohet rëndë një katedrale historike në Kiev

Nëntë të vdekur nga sulmet ruse në Ukrainë, dëmtohet rëndë një katedrale historike në Kiev

Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ruse në Ukrainë. BBC raporton se është dëmtuar rëndë edhe një nga monumentet më të rëndësishme fetare dhe historike të vendit. Sipas autoriteteve ukrainase, katër persona u vranë në sulmet ndaj Kievit, ndërsa pesë punonjës të ekipeve të shpëtimit humbën jetën në qytetin verilindor të Kharkivit, teksa përpiqeshin të shuanin një zjarr të shkaktuar nga një goditje ruse. Mes objekteve të goditura ishte edhe Katedralja e Fjetjes së Krishtit, një monument i shekullit XI. Kryeministrja ukrainase, Yulia Svyrydenko, e cilësoi sulmin si një “sulm brutal ndaj popullit dhe trashëgimisë sonë”. Në të njëjtën kohë, një sulm me dron i Ukrainës në qytetin rus Tula, në jug të Moskës,...