Nëna e re në hetim, detyroi vajzën e saj të mitur të kryente akte seksuale, në Video Call me 56-vjeçarin

Nëna e re në hetim, detyroi vajzën e saj të mitur të kryente akte seksuale, në Video Call me 56-vjeçarin

Autoritetet greke kanë arrestuar një 56-vjeçar në zonën e Lavreotiki-t, në kuadër të një hetimi për një rast të rëndë të dyshuar të abuzimit seksual ndaj një të miture. Sipas policisë greke, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në maj të vitit 2026, kur nëna 28-vjeçare, e cila është tashmë nën akuzë, dyshohet se e detyroi vajzën e saj të mitur të kryente akte seksuale gjatë një video-thirrjeje në një aplikacion komunikimi. Hetimet kanë zbuluar se 56-vjeçari dyshohet se i ka ndjekur këto akte në kohë reale përmes video-thirrjes. Ai akuzohet për bashkëpunim në kryerjen e veprës penale dhe për shikimin e materialeve me përmbajtje të abuzimit seksual të një të miture nën moshën 12 vjeç. Arrestimi i tij u krye mbrëmjen e së enjtes, në...