Nën tingujt e këngës simbol të së majtës “Bella Ciao”, ish-kryeministri grek Aleksis Tsipras shpall rikthimin në arenën politike

Nën tingujt e këngës simbol të së majtës “Bella Ciao”, ish-kryeministri grek Aleksis Tsipras shpall rikthimin në arenën politike

Në sfondin e Akropolit dhe nën tingujt e këngës simbol të së majtës “Bella Ciao”, ish-kryeministri grek Aleksis Tsipras shpalli rikthimin e tij në arenën politike, duke prezantuar forcën e re që synon të sfidojë qeverinë e Kyriakos Mitsotakis në zgjedhjet e ardhshme. Tsipras, që dha dorëheqjen nga partia Syriza vitin e kaluar, para një turme të madhe mbështetësish në sheshin e Thiseios, prezantoi programin dhe shtatë angazhimet themelore të partisë së tij të re. Mesazhi i parë dhe ndoshta më karakteristik i programit kishte të bënte me një angazhim për një jetë me dinjitet, për mbrojtjen nga shtrenjtësia, për paga dinjitoze, mbështetjen e punëtorëve përballë arbitraritetit dhe abuzimeve të punëdhënësve, për përfshirje dhe barazi të plotë gjinore, për pjesëmarrje të barabartë të personave me...