Negociatat SHBA-Iran, Teherani vendos paqen në Liban në krye të bisedimeve

Negociatat SHBA-Iran, Teherani vendos paqen në Liban në krye të bisedimeve

Negociatat mes zyrtarëve amerikanë dhe iranianë në Zvicër po përqendrohen te lufta në Liban, situata në Ngushticën e Hormuzit dhe rezervat bërthamore të Iranit, sipas një diplomati të njohur me zhvillimin e bisedimeve. Burimi, i cituar nga CNN, tha se takimet kanë nisur si një “dialog i hapur dhe i sinqertë”, ndërsa palët po diskutojnë edhe strukturën e një periudhe negociuese 60-ditore, e cila buron nga memorandumi i mirëkuptimit me 14 pika i nënshkruar mes Teheranit dhe Uashingtonit javën e kaluar. Një nga temat kryesore të diskutimit është konflikti në Liban mes Izraelit dhe Hezbollahut. Bisedimet po zhvillohen me pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara, Katarit, Pakistanit dhe Iranit, ndërsa Libani, Izraeli dhe Hezbollahu nuk janë pjesë e tryezës negociuese. Sipas raportimit të CNN, Irani e...