Negociatat me Iranin, burimet pranë Trump mësojnë: Marrëveshja arrihet nëse respektohen vijat e kuqe

Negociatat me Iranin, burimet pranë Trump mësojnë: Marrëveshja arrihet nëse respektohen vijat e kuqe

Takimi në Dhomën e Situatave në Shtëpinë e Bardhë ka përfunduar pas rreth dy orësh diskutimesh, ndërsa ende nuk ka një vendim përfundimtar nga Presidenti amerikan Donald Trump lidhur me negociatat me Iranin. Lajmi u bë i ditur nga korrespondentja e CNN në Shtëpinë e Bardhë, Alayana Treene, e cila në një postim në platformën X citoi një zyrtar presidencial. Sipas këtij zyrtari, presidenti Trump do të mbështesë një marrëveshje vetëm nëse ajo është në interes të Shteteve të Bashkuara dhe respekton vijat e kuqe të përcaktuara prej tij. “Presidenti Trump do të bëjë një marrëveshje vetëm nëse ajo i sjell dobi Amerikës dhe respekton vijat e tij të kuqe. Irani nuk mund të posedojë kurrë një armë bërthamore”, citohet të ketë thënë zyrtari. Megjithatë,...