Në SHBA riafirmohet mbështetja për Kosovën në NATO – dështon kushtëzimi i Greqisë për mosnjohje

Në SHBA riafirmohet mbështetja për Kosovën në NATO – dështon kushtëzimi i Greqisë për mosnjohje

Një propozim i kongresistit republikan amerikan, Keith Self, që Shtetet e Bashkuara të ushtrojnë presion ndaj Greqisë për ta rishqyrtuar qëndrimin ndaj Kosovës dhe për të mos i penguar për anëtarësim në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), nuk arriti të merrte mbështetjen e kolegëve të tij në një mbledhje të Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit. Më 13 maj, Self propozoi ndërprerjen e 1.8 milion dollarëve të paraparë për trajnime ushtarake ndërkombëtare për Greqinë, për shkak të refuzimit të Athinës për ta njohur pavarësinë e Kosovës. Propozimi, në formën e një amendamenti ndaj një projektligji për mbështetje për Greqinë, u kundërshtua nga kongresistët demokratë, Gregory Meeks dhe Dina Titus, si dhe nga kryesuesi republikan i Komitetit për Punë...