Ndërmjetësimi i Europës me Rusinë, Lukashenko kritikon Melonin: Doni t’ia lini këto punë një gruaje? Më mirë Macron, le të vijë dhe…

Ndërmjetësimi i Europës me Rusinë, Lukashenko kritikon Melonin: Doni t’ia lini këto punë një gruaje? Më mirë Macron, le të vijë dhe…

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka shkaktuar reagime me deklaratat e tij ndaj kryeministres italiane Giorgia Meloni, duke e përjashtuar atë nga një rol i mundshëm ndërmjetësues mes Europës dhe Rusisë. Duke folur para gazetarëve, Lukashenko tha se një grua nuk është personi i duhur për të ndërmjetësuar me Moskën, ndërsa vlerësoi presidentin francez Emmanuel Macron si figurën më të përshtatshme për të udhëhequr përpjekjet diplomatike mes Evropës, Rusisë dhe Bjellorusisë. “Në Itali ka një kryeministre grua. Çfarë, doni vërtet t’ia besoni këto detyra një gruaje?”, u shpreh presidenti bjellorus, në komente që pritet të ngjallin polemika në arenën politike evropiane. Sipas Lukashenkos, gjatë një bisede telefonike me Macronin, ai i ka kërkuar presidentit francez të marrë një rol më aktiv në dialogun me Rusinë...