Ndahet nga jeta regjisori i “Friends”! Mbi 50 vite karrierë dhe 11 çmime Emmy

Ndahet nga jeta regjisori i “Friends”! Mbi 50 vite karrierë dhe 11 çmime Emmy

Regjisori legjendar amerikan James Burrows, i njohur për kontributin e tij në disa nga sitcom-et më të dashura në historinë e televizionit, ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare. Më i njohur si bashkëkrijues i serialit humoristik Cheers, Burrows regjistroi mbi 1 mijë episode të serialeve të njohura televizive, mes tyre Friends, The Big Bang Theory dhe Will & Grace. Gjatë një karriere që zgjati më shumë se pesë dekada, ai fitoi 11 çmime Primetime Emmy Awards dhe pesë çmime të Directors Guild of America. Në një deklaratë të shpërndarë për revistën amerikane People, familja e tij tha: “Ne festojmë jetën e jashtëzakonshme dhe trashëgiminë e përhershme të James ‘Jimmy’ Burrows, i cili u nda sot paqësisht nga jeta, i rrethuar nga familja e tij e...