Blogu spanjoll: Nga Riviera te Alpet, Shqipëria destinacion për t’u vizituar gjatë gjithë vitit
Falë pozicionit të saj gjeografik, mes deteve Adriatik dhe Jon dhe rajonit të Ballkanit, Shqipëria gëzon kushte të larmishme klimatike, duke e bërë një destinacion të përshtatshëm për t’u vizituar gjatë pjesës më të madhe të vitit, shkruan Quique Cardona në blogun spanjoll të udhëtimit “Viajablog”. Megjithatë, periudha ideale për të udhëtuar varet kryesisht, nga aktivitetet që planifikoni të zhvilloni dhe zonat që dëshironi të eksploroni. Përvoja ndryshon ndjeshëm nëse vizitoni plazhet e Rivierës Shqiptare, eksploroni Alpet Shqiptare apo zbuloni qytetet historike, si Berati dhe Gjirokastra. Ndërsa bregdeti arrin kulmin e sezonit gjatë verës, zonat malore ofrojnë kushte më të favorshme në pranverë dhe vjeshtë, kur temperaturat janë më të ngrohta dhe shtigjet më të përshtatshme për ecje. Një tjetër avantazh i Shqipërisë është se,...
Burimi:
javanews.al