Ndahet nga jeta aktori i njohur Sam Neill, ylli i “Jurassic Park” dhe “Peaky Blinders”
Aktori i njohur Sam Neill, i cili u bë i famshëm në mbarë botën me rolet e tij në filmat “Jurassic Park”, “The Piano” dhe serialin “Peaky Blinders”, ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. Lajmi u bë i ditur të hënën përmes një deklarate të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram. Familja njoftoi se Neill u nda nga jeta në Sydney të Australisë, i rrethuar nga të afërmit e tij. Shkaku i vdekjes nuk është bërë publik. Në deklaratë thuhet se humbja ishte e papritur, ndërsa familja theksoi se aktori ishte në remision nga kanceri, pasi më parë ishte diagnostikuar me limfomë angioimunoblastike të qelizave T, një formë e rrallë e kancerit të gjakut. I lindur në vitin 1947 në Omagh të Irlandës...
Burimi:
javanews.al