NATO pret llogaridhënie nga Serbia për incidentet e 2023-it

NATO pret llogaridhënie nga Serbia për incidentet e 2023-it

Zëvendësndihmës sekretari i përgjithshëm për partneritet i Aleancës veriatlantike NATO, Kevin Hamilton, tha se NATO nuk mund të ketë partneritet të thelluar me Serbinë për sa kohë që Serbia nuk i mban përgjegjës organizatorët dhe autorët e sulmeve në veri të Kosovës që ndodhën në vitin 2023. Në këtë linjë, tha zyrtari i lartë i NATO-s, "thellimi i partneritetit me Serbinë mbetet i pezulluar” dhe këtë mesazh, siç tha, "ua ka përcjellë edhe udhëheqësve shtetërorë në Beograd”. Këto komente, Kevin Hamilton i bëri në një takim me gazetarë pas dy ditësh qëndrimi në Kosovë, ku takoi, pos udhëheqësve të KFOR-it, edhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti. Çfarë pezullohet për Serbinë? "Këto incidente si dhe sulmet mbi personelin e KFOR-it ishin plotësisht të papranueshme. Unë isha...