“NATO mbuloi boshllëqet e lëna nga SHBA!” Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat

“NATO mbuloi boshllëqet e lëna nga SHBA!” Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat

Vendet evropiane të aleancës së NATO, kanë mbuluar pothuajse të gjitha boshllëqet e krijuara nga reduktimi i angazhimeve ushtarake të Shteteve të Bashkuara në planet e mbrojtjes. Ky është mesazhi qe do te përcjellë aleanca ushtarake gjatë samitit që pritet të mbahet javën e ardhshme në Ankara. Sipas një burimi të cituar Reuters, sfida kryesore që mbetet është mungesa e bombarduesve strategjikë, pasi SHBA ka vendosur të vërë në dispozicion vetëm një avion të këtij lloji, në vend të dy të tillëve. Në muajin maj, Uashingtoni informoi aleatët se do të zvogëlonte disa nga kapacitetet ushtarake të dedikuara për NATO në rast krize. Mes tyre përfshihen avionët luftarakë, dronët, avionët për furnizim me karburant në ajër, anijet dhe mjetet e patrullimit detar. Ndërkohë, aleatët evropianë...