NATO/ ÇFARE SOLLI DITA E PARE E SAMITIT NE ANKARA
Dita e parë e Samitit të 36-të të NATO-s në Ankara u karakterizua nga takime të rëndësishme mes liderëve të Aleancës, marrëveshje miliarda dollarëshe në industrinë e mbrojtjes dhe mesazhe për unitet përballë sfidave të sigurisë globale. Samiti dyditor zhvillohet në një moment kur NATO po përballet me luftën në Ukrainë, kërcënimin rus, tensionet në Lindjen e Mesme dhe presionin e Shteteve të Bashkuara që aleatët evropianë të rrisin investimet në mbrojtje.Një nga zhvillimet kryesore të ditës ishte Forumi i Industrisë së Mbrojtjes të NATO-s (NSDIF 2026), ku u shpallën marrëveshje dhe investime të reja me një vlerë të paktën 50 miliardë dollarë mes vendeve aleate dhe kompanive të industrisë së mbrojtjes. Paketa përfshin kontrata për sistemet e mbrojtjes ajrore, prodhimin e përbashkët të pajisjeve...
Burimi:
ntv.al