Natë e përgjakshme në Ukrainë, shkon në 10 numri i viktimave
Ka shkuar në 10 numri i viktimave në Ukrainë nga sulmet e mbrëmjes së kaluar. Zyrtarët në 5 rajonet e sulmuara me raketa nga Rusia kanë raportuar për të paktën 10 viktima dhe 76 të plagosur. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se tre cisterna ruse të naftës, një anije luftarake që mbart raketa lundruese dhe një anije patrullimi u goditën në sulme të ndara në dy porte ruse. Nuk ka detaje për dëmet ndaj anijeve, por Zelensky tha se cisternat ishin pjesë e “flotës në hije” të Rusisë, e përdorur për t’iu shmangur sanksioneve perëndimore të vendosura pas luftës së nisur nga Moska në vitin 2022. Forcat ajrore të Ukrainës thanë se Rusia lëshoi 269 dronë gjatë natës, por 249 prej tyre u rrëzuan ose...
Burimi:
vizionplus.tv