NASA zbulon projektin për ndërtimin e bazës në Hënë, SHBA-të synojnë rikthimin e astronautëve
NASA ka publikuar detaje të reja mbi mbi misionet e saj të ardhshme në Hënë, përfshirë ndërtimin e një baze të përhershme hënore, duke përfshirë ulëse robotike, dronë eksplorues dhe mjete transporti për astronautët. Kompania hapësinore Blue Origin e themeluesit të Amazon-it Jeff Bezos është një nga disa kompanitë e përzgjedhura për të ndërtuar këto mjete. SHBA-të kanë si qëllim të zbresin sërish astronautë amerikanë në Hënë përpara se presidenti Donald Trump të largohet nga detyra në vitin 2029. NASA po përballet me një garë të fortë me Kinën për rikthimin e njerëzve në sipërfaqen hënore, kjo tregon se presioni mbi agjencinë amerikane për të treguar progres në “garën e re hapësinore” po rritet Kina po ecën përpara me planet e saj për të dërguar...
Burimi:
syri.net