Mundësi për fundin e luftës në Lindjen e Mesme, zbardhet njoftimi i Iranit

Mundësi për fundin e luftës në Lindjen e Mesme, zbardhet njoftimi i Iranit

Irani ka konfirmuar se po shqyrton propozimet e reja të paraqitura nga Shtetet e Bashkuara, në kuadër të përpjekjeve për uljen e tensioneve mes dy vendeve. Sipas një deklarate të Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, organi më i lartë vendimmarrës në vend nën drejtimin e liderit suprem, propozimet janë aktualisht në proces shqyrtimi dhe ende nuk është dhënë një përgjigje zyrtare nga Teherani. Deklarata u publikua nga Tasnim, e cila raportoi se propozimet janë transmetuar përmes shefit të ushtrisë së Pakistanit, Asim Munir, pas një vizite tre-ditore që ai zhvilloi në Iran. Sipas autoriteteve iraniane, komunikimi përmes palëve të treta mbetet një nga kanalet kryesore diplomatike në mungesë të kontakteve të drejtpërdrejta mes dy vendeve.