Moti përkeqësohet në Ballkan/ Paralajmërime për tornado, reshje ekstreme dhe përmbytje

Moti përkeqësohet në Ballkan/ Paralajmërime për tornado, reshje ekstreme dhe përmbytje

Meteorologët e European Storm Forecast Experiment kanë lëshuar paralajmërim të nivelit dy për pjesë të Bullgarisë, Rumanisë, Greqisë dhe Turqisë, ku gjatë 24 orëve të ardhshme priten stuhi të forta me breshër të madh, erëra të fuqishme dhe reshje intensive. Rreziku më i lartë për tornado paraqitet në lindje të Bullgarisë dhe në lindje të Rumanisë. Ekspertët shpjegojnë se përplasja e një fronti të ftohtë me masat shumë të nxehta dhe të lagështa të ajrit mbi Ballkan krijon kushte ideale për zhvillimin e superqelizave, të afta të prodhojnë breshër të madh, erëra shkatërruese dhe tornado. Zona e rrezikut shtrihet në veriun e Greqisë dhe veriperëndimin e Turqisë, ku priten stuhi të organizuara me breshër, erëra dhe reshje. Një paralajmërim i nivelit 1 është lëshuar edhe...