Tërmeti katastrofik, Kolumbia shpall tre ditë zie kombëtare! Shkon në mbi 250 numri i viktimave, mijëra të plagosur, kërkime për të mbijetuarit

Tërmeti katastrofik, Kolumbia shpall tre ditë zie kombëtare! Shkon në mbi 250 numri i viktimave, mijëra të plagosur, kërkime për të mbijetuarit

Qeveria e Kolumbisë ka shpallur tri ditë zie kombëtare pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.4 ballë që goditi pjesën perëndimore të vendit më 10 gusht. Bilanci i viktimave ka kaluar 250 persona, ndërsa mijëra të tjerë janë plagosur. Flamujt kombëtarë do të ulen në gjysmështizë në institucionet publike, si dhe në ambasadat dhe konsullatat kolumbiane jashtë vendit, në nderim të viktimave. Ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë punën pa ndërprerje në zonat më të prekura, ku ndërtesa të shumta janë shembur dhe mijëra banorë kanë mbetur pa strehim. Qytetet Cali dhe Pereira janë ndër zonat më të goditura. Autoritetet po përdorin mjete të rënda, qen kërkues dhe ekipe të specializuara për të kërkuar persona që mund të kenë mbetur nën rrënoja. Operacionet vazhdojnë ndërsa pasgoditjet mbeten...