Tërmeti në Kolumbi bllokon edhe eksportin e kafesë, rriten çmimet në tregjet botërore!
Tërmeti i fuqishëm që goditi Kolumbinë ka shkaktuar pasoja të rënda jo vetëm për banorët dhe infrastrukturën, por edhe për një prej sektorëve më të rëndësishëm të ekonomisë së vendit: kafenë. Dëmtimi i rrugëve dhe ndërprerja e aksesit drejt portit të Buenaventurës kanë penguar transportin dhe eksportin e kafesë kolumbiane, duke ngritur shqetësime edhe në tregjet ndërkombëtare. Tërmeti me magnitudë 7.4 goditi të hënën Kolumbinë perëndimore, me epiqendër pranë San José del Palmar, në departamentin e Chocó. Lëkundjet shkaktuan dëme të mëdha në disa zona dhe prekën infrastrukturën rrugore, duke e bërë më të vështirë lëvizjen e mallrave. Një prej problemeve kryesore për industrinë e kafesë është ndërprerja e lidhjeve rrugore me Buenaventurën, porti kryesor në bregdetin e Paqësorit për eksportet kolumbiane. Rrëshqitjet e tokës...
Burimi:
javanews.al