Mosmarrëveshjet me vendet evropiane, “The Guardian”: SHBA ‘kërcënon’ të rishqyrtojë rolin e saj në Bosnjë dhe Hercegovinë
Një përçarje në rritje mes Shteteve të Bashkuara dhe vendeve evropiane lidhur me të ardhmen e Bosnjë dhe Hercegovinës është bërë publike pas një mosmarrëveshjeje për emërimin e një posti të lartë administrativ ndërkombëtar. Situata ka çuar deri te një paralajmërim amerikan se Uashingtoni mund të “rishqyrtojë” rolin e tij në misionet ndërkombëtare të paqes në vend. Ambasada amerikane në Sarajevë reagoi pasi shtetet evropiane refuzuan të mbështesnin kandidatin e preferuar nga SHBA për postin e Përfaqësuesit të Lartë të komunitetit ndërkombëtar në Bosnjë dhe Hercegovinë. Në mbledhjen e kësaj jave të Këshillit për Zbatimin e Paqes (PIC) – një grup shumëkombësh që mbikëqyr zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit të vitit 1995 – Uashingtoni mbështeti diplomatin italian Antonio Zanardi Landi, ndërsa Britania e Madhe, Franca,...
Burimi:
javanews.al