Moska kryen sulme masive në Kiev, objektiv komplekset ushtarako-industriale ku prodhohen dronë me ndihmën e NATO-s
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se ka ndërmarrë sulme ndaj objektivave në Ukrainë, të cilat i cilësoi si përgjigje ndaj “sulmeve të forcave ukrainase kundër civilëve” në qytetet ruse. Sipas deklaratës së publikuar nga Ministria e Jashtme ruse, ushtria ruse ka kryer sulme sistematike ndaj qendrave të vendimmarrjes dhe posteve komanduese në Ukrainë, kryesisht në Kiev. Autoritetet ruse pretendojnë se objektivat përfshijnë edhe objekte të kompleksit ushtarako-industrial ukrainas, ku, sipas tyre, prodhohen dhe programohen mjete ajrore pa pilot (UAV). “Në Kiev ndodhen qendra ku projektohen, prodhohen dhe përgatiten për përdorim dronë të përdorur nga regjimi i Kievit me ndihmën e specialistëve të NATO-s. Sulmet do të synojnë si qendrat e vendimmarrjes, ashtu edhe ato të komandës”, thuhet në deklaratë. Për shkak të situatës, autoritetet ruse...
Burimi:
top-channel.tv