‘Mister’ në ceremoninë mortore të Khamenei-t: Ku është pasardhësi i tij?

‘Mister’ në ceremoninë mortore të Khamenei-t: Ku është pasardhësi i tij?

Ceremonitë mortore për liderin suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, kanë hyrë në ditën e 3-të. Në Teheran ka nisur një procesion 12-orësh me arkivolin e tij, ku mijëra qytetarë të veshur me të zeza kanë dalë në rrugë për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Në funeral u shfaqën publikisht tre djemtë e Khamenei-t, ndërsa mungoi sërish Mojtaba Khamenei, i konsideruar pasardhësi i tij. Autoritetet iraniane kanë bërë të ditur se ai u plagos në sulmet ajrore ku mbeti i vrarë i ati, por gjendja e tij shëndetësore mbetet ende e paqartë. Dyshimet kryesore lidhen me pretendimet se Mojtaba ka mundësi që prej plagosjes të jetë shpërfytyruar.