Ministrit britanik i Shëndetësisë dha dorëheqjen, reagon Starmer

Ministrit britanik i Shëndetësisë dha dorëheqjen, reagon Starmer

Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka deklaruar se “i vjen sinqerisht keq” për dorëheqjen e Wes Streeting nga posti i ministrit të Shëndetësisë, në një zhvillim që po trondit Partinë Laburiste pas humbjeve të fundit në zgjedhjet lokale. Dorëheqja e Streeting u bë publike pasditen e së enjtes dhe, sipas mediave britanike, interpretohet si një lëvizje presioni ndaj Starmer për t’u larguar nga posti i kryeministrit dhe nga drejtimi i laburistëve. Në letrën e tij të përgjigjes, Starmer shprehet se është “thellësisht i zhgënjyer” nga largimi i Streeting, ndërsa e falënderon për bashkëpunimin shumëvjeçar dhe kontributin në rikthimin e Partisë Laburiste në pushtet. “Kemi punuar së bashku për shumë vite dhe dua t’ju falënderoj për gjithë punën tuaj të palodhur, si për rikthimin tonë në qeveri,...