Ministri i Jashtëm grek: Droni detar i gjetur pranë Lefkadas ishte ukrainas
Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, ka konfirmuar për herë të parë zyrtarisht se droni detar i gjetur pranë Lefkadës ishte ukrainas, duke e cilësuar praninë e tij në Mesdhe si “një çështje jashtëzakonisht serioze”. Nga Brukseli, gjatë mbërritjes në Këshillin e Ministrave të Mbrojtjes të Bashkimit Europian, ai bëri të ditur se informoi homologët e tij europianë, në prani edhe të ministrit ukrainas të Mbrojtjes përmes një videokonference. Dendias u shpreh: “Do të kem mundësinë të informoj kolegët e mi, në prani edhe të ministrit ukrainas të Mbrojtjes, për të dhënat që lidhen me dronin që nxorëm nga deti në Greqi, mjetin detar pa pilot për të cilin tashmë jemi të sigurt se është ukrainas. E kuptoni se prania e këtij droni detar ndikon...
Burimi:
vizionplus.tv