Mijëra studentë ngrihen në protesta rrugëve të Gjermanisë, nuk duan shërbimin e detyrueshëm ushtarak!

Mijëra studentë ngrihen në protesta rrugëve të Gjermanisë, nuk duan shërbimin e detyrueshëm ushtarak!

Dhjetëra mijëra studentë dolën sot (8 maj) në rrugët e qyteteve gjermane, për të protestuar kundër rikthimit të mundshëm të shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Tubime dhe marshime proteste u mbajtën në dhjetëra qytete nën sloganin qendror “Grevë shkollore kundër shërbimit të detyrueshëm ushtarak”, në përvjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Evropë. Policia e Berlinit tha se rreth 1,200 protestues marshuan nga Porta e Brandenburgut drejt selisë së Partisë Kristian Demokratike (CDU) të Kancelarit Friedrich Merz, duke mbajtur pankarta ku shkruhej “Arsim në vend të bombave” dhe “Berlin në vend të vijës së frontit”. Organizatorët thanë se numri i pjesëmarrësve ishte pesë mijë. Në Hamburg, organizatorët thanë se rreth 6,000 persona morën pjesë në demonstratë, ndërsa policia tha se morën pjesë 2,300 persona....