Mijëra përdorues pa akses, Instagram dhe Facebook jashtë funksionit
Mijëra përdorues të Facebook dhe Instagram janë përballur me probleme gjatë aksesimit të platformave të kompanisë Meta, pasi shërbimet kanë pësuar ndërprerje në disa vende të botës. Shumë persona kanë raportuar se llogaritë e tyre janë bërë përkohësisht të paarritshme dhe nuk kanë mundur të përdorin normalisht aplikacionet. Sipas të dhënave të publikuara nga përdoruesit, vështirësitë janë shfaqur kryesisht gjatë hyrjes në platformat përmes kompjuterëve. Në ekranet e tyre është shfaqur një njoftim gabimi, i cili i informonte se llogaria nuk ishte e disponueshme për shkak të një problemi teknik me faqen dhe se situata pritej të zgjidhej pas disa minutash. Raportime të shumta janë regjistruar edhe në platformën Downdetector, e cila monitoron ndërprerjet e shërbimeve online. Vetëm në Mbretërinë e Bashkuar janë evidentuar mijëra...
Burimi:
kohajone.com