Zorra e irrituar, fryrje dhe dhimbje barku/ Çfarë duhet të hani dhe çfarë mund t’ju përkeqësojë simptomat?
Dhimbje barku, fryrje, gazra, kapsllëk apo diarre që përsëriten janë ndër shenjat më të zakonshme të sindromës së zorrës së irrituar, e njohur si IBS. Ushqimi mund të ndikojë ndjeshëm tek simptomat, por specialistët theksojnë se nuk ekziston një dietë e vetme që funksionon njësoj për të gjithë. Një nga hapat më të dobishëm është të mbahet shënim se çfarë hahet dhe nëse pas ushqimit shfaqen dhimbje, fryrje apo ndryshime në jashtëqitje. Ushqimet shumë të yndyrshme, pikante ose tepër të përpunuara, si edhe sasi të larta të kafeinës, mund t’i përkeqësojnë simptomat te disa persona. Po aq rëndësi ka ngrënia e rregullt dhe jo me nxitim. 𝗙𝗜𝗕𝗥𝗔 – 𝗣𝗢, 𝗣𝗢𝗥 𝗠𝗘 𝗞𝗨𝗝𝗗𝗘𝗦 Sidomos kur problemi kryesor është kapsllëku, fibrat e tretshme mund të ndihmojnë. Por...
Burimi:
ntv.al