Mes tensioneve me Kinën, liderja e opozitës së Tajvanit niset në SHBA për takim të mundshëm me Trump
Udhëheqësja e partisë kryesore opozitare të Tajvanit, Kuomintang (KMT), Cheng Li-wun, të hënën niset drejt Shteteve të Bashkuara për një vizitë dyjavore. Ky udhëtim vjen dy muaj pas vizitës së saj në Kinë, ku ajo u takua me presidentin Xi Jinping dhe tha se është e nevojshme të punohet për “nxitjen e pajtimit përtej ngushticës dhe krijimin e prosperitetit dhe paqes rajonale”. Kina e konsideron Tajvanin, i cili qeveriset në mënyrë të pavarur, si një provincë të shkëputur dhe nuk e përjashton përdorimin e forcës për ta rikthyer nën kontroll. Trump paralajmëron Tajvanin të mos shpallë pavarësinë, shkruan DW.
Burimi:
syri.net