Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel

Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel

Bashkimi Evropian po përgatitet të presë për herë të parë talibanët në Bruksel për “bisedime teknike” mbi kthimin e afganëve në vendin e tyre, pavarësisht kritikave të ashpra nga grupet për të drejtat e njeriut dhe shenjave se sundimtarët e Afganistanit po e shtojnë edhe më tej shtypjen ndaj grave. Blloku prej 27 anëtarësh nuk e njeh Qeverinë e udhëhequr nga talibanët, por ka planifikuar të takohet në qershor, me shumë gjasë më 22 ose 23 qershor, me një delegacion të regjimit islamist afgan të udhëhequr nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Abdul Qahar Balkhi. Delegacioni që do të vizitojë Brukselin do të takohet me zyrtarë të lartë të Komisionit Evropian, Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS) dhe përfaqësues të disa shteteve anëtare, përfshirë...