Merz: Buxheti i BE-së duhet të shkurtohet me qindra miliarda euro

Merz: Buxheti i BE-së duhet të shkurtohet me qindra miliarda euro

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka deklaruar se propozimi fillestar i Komisionit Evropian për buxhetin e ri të Bashkimit Evropian, me vlerë pothuajse 2 trilionë euro, duhet të reduktohet me qindra miliarda euro, ndërsa e cilësoi si “të papranueshëm” edhe planin për krijimin e 2.500 vendeve të reja të punës në institucionet e BE-së. Gjatë një konference për shtyp me kryeministrin irlandez, Micheál Martin, Merz e quajti planin e Komisionit “të papranueshëm” dhe “jo të balancuar”. “Për këtë arsye na duhet një projektbuxhet që parashikon shkurtime në të gjitha fushat, në vlerën e disa qindra miliardë eurove. Këto shkurtime janë të domosdoshme”, u shpreh kancelari gjerman. I pyetur nga POLITICO nëse kjo nënkupton të njëjtin reduktim prej 400 miliardë eurosh, siç ishte përmendur në një dokument...