Merz: Buxheti i BE-së 2028-2034 i papërballueshëm

Merz: Buxheti i BE-së 2028-2034 i papërballueshëm

Kancelari gjerman Merz i konsideron propozimet aktuale të buxhetit të ardhshëm të BE-së të papërballueshme. Qëndrimin e Merzit e mbështet edhe Holanda. Komisioni Evropian paraqiti propozimin për buxhetin e BE-së për vitet 2028 deri në 2034, i cili parashikon mbi 1.6 trilionë euro për këto shtatë vite. Në thelb bëhet fjalë për tre shtylla: bujqësia dhe zhvillimi rajonal, konkurrueshmëria, si dhe politika e jashtme dhe e sigurisë. Pas samitit në Bruksel kancelari gjerman Friedrich Merz e kritikoi propozimin si të papërballueshëm dhe të paekuilibruar. Ky koment i tij theksoi mosmarrëveshjet brenda 27 vendeve anëtare lidhur me planin shtatëvjeçar të financimit. Sipas Merz-it ajo që është propozuar deri tani "nuk është e realizueshme. Nuk është e përballueshme”. Në të njëjtën kohë ai bëri thirrje që negociatat...