“Mendova se do të vdisja”, dëshmi tronditëse nga Venezuela pas tërmeteve shkatërruese: Pati një përplasje shumë të fortë…
Venezuelë – Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 goditën kryeqytetin venezuelian dhe zonat përreth të mërkurën në mbrëmje, duke shkaktuar shkatërrime të mëdha dhe panik në mesin e banorëve. Sipas autoriteteve, të paktën 160 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur, ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet mes rrënojave. Tërmetet, të cilat u regjistruan me disa sekonda diferencë rreth orës 18:00 me kohën lokale, lanë pas ndërtesa të shembura, rrugë të mbushura me mbeturina dhe ndërprerje të energjisë elektrik. Në disa zona të Karakasit, banorët janë detyruar të kalojnë natën jashtë, nga frika e pasgoditjeve dhe dëmtimeve të strukturave të banesave. Dëshmitarët përshkruajnë skena paniku. “Mendova se do të vdisja,” tha një banore për BBC Mundo, duke kujtuar momentet...
Burimi:
vizionplus.tv