Meloni përplaset me Rutten pas deklaratave për Iranin, Roma flet për “kurth” dhe kërkon sqarime
Një intervistë e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për Fox News ka shkaktuar tensione në qeverinë italiane, duke nxitur reagimin e menjëhershëm të kryeministres Giorgia Meloni dhe ministrit të Mbrojtjes, Guido Crosetto. Sipas mediave italiane, Meloni dhe Crosetto kanë zhvilluar një bisedë telefonike urgjente pasi kanë dëgjuar deklaratat e Rutte-s lidhur me rolin e Italisë gjatë konfliktit mes SHBA-ve dhe Iranit. Në qeverinë italiane është krijuar bindja se deklaratat përmbanin të dhëna të pasakta dhe se mund të kishin një prapavijë politike. Zyrtarët italianë kanë shprehur habi për faktin që NATO, e cila nuk ishte e përfshirë drejtpërdrejt në operacionet kundër Iranit, publikoi shifra që Roma i konsideron të pasakta. Sipas burimeve të Ministrisë së Mbrojtjes, aktivitetet e zhvilluara nga bazat italiane kanë...
Burimi:
javanews.al