Meloni i përgjigjet Trump: Mos u shqetësoni për popullaritetin tim
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni i është përgjigjur sulmit të presidentit të SHBA Donald Trump pasi tha përmes një postimi në Truth Social se ajo po përpiqej të rregullonte marrëdhëniet me të për arsye politike. Në reagimin e saj, Meloni i cilëson “të pakuptimta” dhe “të paprovokuara” sulmet e përsëritura nga Trump, duke theksuar se popullariteti i saj në Itali nuk lidhet me marrëdhëniet personale që ka me presidentin amerikan. “President Trump, këto sulme të vazhdueshme dhe të paprovokuara janë të pakuptimta. Sa i përket popullaritetit tim, të qenit mikesha juaj sigurisht që nuk e ka ndihmuar, as nuk varet nga marrëdhënia ime me ju. Popullariteti im varet nga aftësia ime për të mbrojtur interesin kombëtar të Italisë, dhe kjo është pikërisht ajo që kam bërë...
Burimi:
vizionplus.tv