Meloni i përgjigjet Trump: Italia mbetet një shtet sovran

Meloni i përgjigjet Trump: Italia mbetet një shtet sovran

Nga Alba Kepi/ Kryeministrja italiane reagoi ndaj deklaratave së fundit të Donald Trump, duke i cilësuar sulmet e tij të pakuptimta dhe duke riafirmuar se vendimet e Italisë udhëhiqen vetëm nga interesi kombëtar dhe sovraniteti i vendit. “Popullariteti im varet nga mbrojtja e interesave të Italisë, jo nga marrëdhënia ime me ty", shkruan në social KM Italiane. Meloni: "Përgjigjja ime ndaj postimit të fundit të Donald Trump që më përmend. Megjithatë, nuk do të rikthehem më në këtë çështje, sepse vazhdoj të besoj te uniteti i Perëndimit dhe nuk mendoj se ky është një spektakël i denjë për misionin dhe përgjegjësitë tona. President Trump, këto sulme të vazhdueshme dhe të pajustifikuara janë të pakuptimta. Sa i përket popullaritetit tim, të qenit mike me ty sigurisht...