Media: Raketa iraniane ndaj bazës në Kuvajt, 5 amerikanë u plagosën lehtë
Një sulm me raketë balistike iraniane ndaj një baze ajrore në Kuvajt ka shkaktuar plagosjen e disa amerikanë dhe ka dëmtuar rëndë dy dronë amerikanë MQ-9 Reaper. Kështu shkruan Iran International, duke cituar Bloomberg. Sulmi mësohet se ka ndodhur dy netë më parë. Sipas burimit të Bloomberg, mbrojtja ajrore e Kuvajtit ka interceptuar raketën Fateh-110, por mbetjet e saj kanë goditur bazën ajrore Ali Al Salem. Rreth pesë persona, mes tyre kontraktorë dhe personel ushtarak aktiv, kanë pësuar lëndime të lehta. Sipas raportit, një dron MQ-9 Reaper është shkatërruar, ndërsa të paktën një tjetër ka pësuar dëmtime të rënda. Ndërkohë Njësitë e mbrojtjes ajrore të Ushtrisë iraniane tha “se ka identifikuar dhe shkatërruar me sukses një dron Orbiter në ishullin Qeshm, në Gjirin Persik, në...
Burimi:
syri.net