Mbyllet seanca në Kuvendin e Kosovës! Betohen deputetët e rinj, Kurti s’ka emër për kryeparlamentarin: Duam kohë
albin kurti-kuvendi i kosoves KOSOVË- Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është shtyrë, pasi kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, kërkoi më shumë kohë për vijimin e bisedimeve me partitë politike. Kurti nuk paraqiti një emër për postin e kryetarit të Kuvendit. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Kurti tha se pas certifikimit të rezultateve kanë nisur takimet me subjektet politike dhe se nevojitet më shumë kohë për arritjen e marrëveshjeve. “Ne duam bisedime edhe me PDK-në, edhe me Aleancën, edhe pse refuzimi i tyre është i qartë. Duam të ecim përpara bashkërisht, por na duhet dakordimi sa më i gjerë për presidentin unifikues, ashtu siç e kërkon kushtetutshmëria për të cilën u betuam sot. Konstituimi kësaj radhe nuk mund të jetë sërish drejt një shpërndarjeje të Kuvendit...
Burimi:
zeri.ai