Mbi 80 deputetë kërkojnë largimin e Keir Starmer, 103 nënshkruajnë mbështetje për kryeministrin: Nuk është koha për polemika

Mbi 80 deputetë kërkojnë largimin e Keir Starmer, 103 nënshkruajnë mbështetje për kryeministrin: Nuk është koha për polemika

Partia Laburiste britanike po përballet me një krizë të thellë politike, ndërsa presioni ndaj kryeministrit Keir Starmer për t’u larguar nga drejtimi i qeverisë dhe partisë po rritet ndjeshëm. Më shumë se 80 deputetë laburistë, që përbëjnë rreth një të pestën e grupit parlamentar, po kërkojnë hapur dorëheqjen e Starmer dhe zëvendësimin e tij me një lider të ri. Situata është tensionuar edhe më shumë pasi tre anëtarë të qeverisë dhanë dorëheqjen, duke iu bashkuar thirrjeve kundër kryeministrit. 24 orët e fundit konsiderohen ndër më të vështirat për Starmer që nga marrja e detyrës, vetëm pak ditë pas humbjeve të mëdha të Partisë Laburiste në zgjedhjet lokale në Angli, Uells dhe Skoci, ku partia humbi rreth 1,500 këshilltarë. Sipas mediave britanike, pakënaqësia ndaj liderit laburist...